Roy Kean ka bërë kritika të ashpra ndaj Jack Grealish për paraqitjen e tij në Euro 2020.
Anglia u mposht në Kampionatin Evropian nga Italia përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.
Legenda angleze në një analizë për Sky Sport ka thënë se Grealish do të duhej të merrte përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë në vend të Bukayo Sakas që është vetëm 19-vjeçar.
“Nëse jeni Sterling ose Grealish, nuk mund të uleni atje dhe të shihni një fëmijë që ecën para jush, nuk mundeni”, ka thënë Kean.
“Ju nuk mund të uleni atje dhe të shkoni. Unë shoh një fëmijë të ri, 19-vjeçar, duke ecur para meje, dhe unë kam luajtur shumë më shumë lojëra, kam shumë më shumë përvojë”.
“Sterling, i cili ka fituar shumë më shumë lojëra, fitoi trofe. Kjo duhet të jetë e vështirë për t’u pranuar, duhet të shkosh te ky i ri dhe thuaj unë do të dal përpara teje”, ka shtuar më tej anglezi.
Saka ishte pikërisht ai që humbi penalltinë vendimtare, e që fyerjet raciste nuk munguan pas ndeshjes, edhe pse u vlerësua lartë nga njohësit e futbollit për tentimin e tij për të ndihmuar skuadrën. /Telegrafi/