Telegrafi

Rovio paralajmëron Amazing Alex

CEO i kompanisë Mikael Hed tha se kompania do të paraqes Amazing Alex brenda dy muajve të ardhshëm. Loja do të duhej të ketë elemente edukative derisa lojtari udhëheq djaloshin e ri të quajtur Alex i cili kënaqet duke ndërtuar gjëra. Kjo informatë pasoi blerjen e pronës intelektuale të quajtur Casey’s Contraptions, titull i zhvilluar nga ana e kompanisë Snappy Touch dhe Mystery Coconut. Nëse tani vizitoni faqen e Casey’s Contraptions do të gjeni vetëm fotografinë me mesazhin se Amazin Alex vjen së shpejti.

Amazing Alex do të ketë detyrë të vështirë që të arrij sukses të krahasueshëm me Angry Birds. Në të vëretë, Rovi së voni publikoi se Angry Birds arriti shifrën prje një miliard shkarkimesh, e kompania vitin e kaluar arriti qarkullim prej 106.3 milion dollarë me profit prej 67.6 milion dollarë. /Telegrafi/