Kapaciteti: 45,145
Hapur: 2018
Klima: Mesatarja më e lartë prej 28 shkallë celsius dhe më e ulëta 17 shkallë celsius me 33% të gjasave për rreshje shiu.
Distanca më e përafërt nga Moska: 1110 kilometra
Lokacioni: Gjendet në jug të lumit Don, 32 kilometra larg prej detit Azov.
Një tjetër stadium i ri, themelet e të cilit u vunë në vitin 2013, ku u gjetën mbetje nga Lufta e Dytë Botërore. Kompletimi u shtye nga fundi i vitit 2017, në fillim të vitit 2018.
I vendosur në luginën jugore të lumit Don, stadiumi është planifikuar si fillmi i një qendre të re të qytetit, me pjesën tjetër të qytetit që qëndron në veri.
FC Rostov, fituesi i Kupës së 2014 në Rusi, do të luajë ndeshjet në shtëpi në këtë stadium pas Botërorit, me kapacitetin që do të reduktohet në 25 mijë ulëse.
Ndeshjet e fazës grupore: Brazil v Zvicër (e dielë, 17 qreshor, 20:00), Uruguai v Arabia Saudite (e mërkurë, 20 qershor, 17:00), Korea e Jugut v Meksikë (e shtunë, 23 qershor, 17:00), Islandë v Kroaci (e mërkurë, 26 qershor, 20:00)
Ndeshjet e fazës së eliminimit direkt: 1/8-ta – fituesi i Grupit G me vendin e dytë të Grupit H (e hënë, 2 korrik, 20:00).