Telegrafi

Rossi flet për planet e pensionimit

Valentino Rossi (Foto: Mirco Lazzari gp/Getty Images/Guliver)

Valentino Rossi ka mbushur 40 vjet para fillimit të sezonit të sivjetmë në Katar, në fillim të këtij muaji.

Kjo e bën atë motoçiklistin më të moshuar Moto GP, ndërsa rivali më i afërt i tij për këtë rekord është Cal Crutchlow, në moshë 33 vjeçare.

Valentino Rossi (Foto: Mirco Lazzari gp/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, ai vazhdon të jetë ambicioz dhe të tregojë talentin e tij të pashterur në këtë garë. Italiani dëshiron ta fitojë titullin e dhjetë të kampionit, edhe pse trofeun e nëntë e kishte fituar afro një dekadë më parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valentino Rossi

Derisa po flitet për pensionimin e tij, ‘Doktori’ e ka bërë të qartë se nuk e ka plan të tërhiqet në një të ardhme të afërt.

“Dua familje, dua së paku një fëmijë, prandaj do të shohim! Mendoj se kam edhe disa vite, por jo edhe shumë, ndoshta dy ose tre…”, ka deklaruara ai. /Telegrafi/