Site icon Telegrafi

Roshi shënon golin e parë këtë sezon për Akhmat Groznin

MOSCOW, RUSSIA - APRIL 23: Pedro Rocha of FC Spartak Moscow vies for the ball with Odise Roshi of FC Akhmat Grozny during Russian Premier League between FC Spartak Moscow vs FC Akhmat Grozny on April 23, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Odise Roshi ka gjetur golin e parë në Rusi për këtë sezon, me klubin e Akhmat Groznit.

Anësori i Kombëtares Shqiptare ka shënuar golin e dytë, në minutën e 87-të, në fitoren 0-2 ndaj Anzhit.

Roshi shënoi pas një kundërsulmi, në minutat e fundit të takimit, ku portieri kundërshtar nuk kishte çfarë të bënte.

Golin e parë e kishte shënuar Rodolfo, në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore, Akmat Grozni renditet në vendin e 8-të në klasifikim, me 38 pikë.

Roshi u fut në pjesën e dytë në vend të Bernard Berishës, ndërsa nga fillimi luajti edhe sulmuesi shtatlartë Bekim Balaj.

Ai luajti deri në minutën e 66-të.

Berisha dhe Roshi u ndëshkuan me kartonë të verdhë. /Telegrafi/

Exit mobile version