Telegrafi

Rosberg niset i pari në Çmimin e Madh të Gjermanisë

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë kanë rezultuar një luftë brenda skuadrës Mercedes ,ku në fund doli gjermani Nico Rosberg fitues ndaj Lewis Hamilton duke vendosur “pole position”.

Hamilton nuk arriti të thyente kohën e shokut të tij të skuadrës, por siguroi vendin e dytë për garën e nesërme. Menjëherë pas kampionit britanik do të nisen dy makinat Red Bull, me Ricciardo Verstappen të tretin e pas tij Max Verstappen, transmeton TopChannel.

Vetëm vendi i pestë dhe i gjashtë për dy makinat Ferrari, me Raikkonen e Vettel. Ky ishte “pole position” i dytë radhazi, ndërsa i pesti këtë sezon.