Mercedesi ka njoftuar se lideri i kampionatit të Formula 1, Nico Rosberg, ka nënshkruar kontratë disavjeçare.
29-vjeçari ka fituar tri gara deri më tani këtë sezon (në Australi, Monako dhe Austri) dhe është përpara kolegut të tij, Lewis Hamilton, me vetëm katër pikë.
Piloti gjerman iu bashkua Mercedesit në vitin 2010, ndërsa duket se do të qëndrojë një kohë të gjatë aty.
“Si gjerman, trashëgimia e Mercedes-Benz është shumë e veçantë për mua dhe jam krenar që mund ta përfaqësoj brendin më të mirë të automjeteve në gjithë botë”, ka deklaruar Rosberg
Nuk janë dhënë detaje për kohëzgjatjen e saktë të kontratës. /Telegrafi/