Site icon Telegrafi

Rosberg fiton garën e katërt me radhë në F1

Nico Rosberg monopolizon Botërorin e Formulës 1.

Piloti gjerman i Mercedesit ka fituar edhe garën e katërt të këtij sezoni, Çmimin e Madh të Rusisë, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes.

Rosberg e dominoi nga fillimi në fund garën, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, dhe pilotin e Ferrarit, Kimi Raikkonen, transmeton TCh.

Sebastian Vettel nuk e mbylli garën, pasi që në xhiron e parë u godit dy herë nga pas nga rusi Daniil Kvyat, pilot me të cilin pati shkëndija edhe në Kinë.

Exit mobile version