Nico Rosberg është shpallur kampion botë në Formula 1.
Piloti gjerman ka fituar titullin kampion botë për herë të parë në karrierë, pasi i ka mjaftuar vendi i dytë në çmimin e madh të ‘Abu Dhabit’ për ta fituar kurorën e më të mirit.
Garën e fitoi Lewis Hamilton, por kjo nuk i mjaftoi për ta shpallur kampion botë, ndërsa podiumin e kompletoi piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili zhvilloi një garë të madhe.
Për ta fituar titullin e më të mirit të Formula 1, Rosbergut i është dashur të mbledh plot 385 pikë nga të gjitha garat, apo pesë më shumë se Hamilton.
Në renditjen e përgjithshme, në vendin e tretë ka përfunduar Daniel Ricciardo i Redu Bullit me 256 pikë, duke lënë pas vetes Vettelin me Ferrardi dhe Max Verstappen me Red Bull. /Telegrafi/
Renditja përfundimtare në bazë të pikëve:
1.Nico Rosberg – Mercedes 385 pikë
2.Lewis Hamilton – Mercedes 380 pikë
3.Daniel Ricciardo – Red Bull 256 pikë
4.Sebastian Vettel – Ferrari 212 pikë
5.Max Verstappen – Red Bull 204 pikë
6.Kimi Raikkonen – Ferrari 186 pikë
7.Sergio Perez – Force India 101 pikë
8.Valtteri Bottas – Williams 85 pikë
9.Nico Hulkenberg – Force India 72 pikë
10.Fernando Alonso – McLaren 54 pikë