Wayne Rooney do të bart fanellën me numër 10 te skuadra e re, Evertoni.
Sulmuesi anglez kaloi 13 vite të mrekullueshme dhe të jashtëzakonshme te Manchester United, duke fituar të gjithë trofetë ekipor.
Megjithatë, sezoni i fundit i tij nuk ishte aq i suksesshëm pasi ishte gjithmonë zgjedhje e dytë pas sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Kjo bëri që Rooney të mendoj largimin dhe atë e bërë sot (e diel) ku përfundoi me sukses transferimin e tij, duke u rikthyer te skuadra e fëmijërisë, Evertoni.
Pas transferimit për 10 milionë funte, anglezi ka zgjedhur edhe numrin e fanellës, është fanella me numër 10, të cilën e mbajti Romelu Lukaku, dhe në sezonin 2017/18 do të mbahet nga Rooney. /Telegrafi/