Wayne Rooney kishte arritur të mbante vetën të qetë para finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2008 – duke shikuar filmin “Sister Act” në një dhomë hoteli.
Ish-reprezentuesi i Anglisë kishte filluar të stresohej para finales që Manchester United do e zhvillonte kundër Chelseat në Moskë.
Dy skuadrat angleze po takoheshin për herë të parë në finale të garës më të madhe për klube në Evropë, derisa për Sunday Times, Rooney ka rrëfyer për prapaskenat.
“Sister Act! Është mënyra se si unë po përgatitesha për ndeshjen më të madhe në karrierë. E shikova filmin në një dhomë hoteli në Rusi”, ka thënë ai.
United në atë finale kishte fituar me anë të penalltive, pasi fituesi nuk ishte përcaktuar pas 12 minutash lojë.
Sir Alex Ferguson kishte një situatë të njëjtë edhe në vitin 2011 kundër Barcelonës në finalen e Wembleyt, duke shkuar me lojtarët në një shfaqje ku performonin Jersey Boys.
“Para finales me Barcelonën në Wembley në vitin 2011, kemi shkuar e gjithë skuadra që të shkonin performancën e Jersey Boys. Frankie Valli ishte aty. E kam shikuar disa herë. Shokët e shijuan në maksimum”., ka shtuar më tej ai.
Rooney i tha këto fjalë para finales mes Bayern Munichuit dhe Paris Saint-Germainit që zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Telegrafi/