Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Ëayne Rooney ka emëruar bashkëlojtarët e tij më të mirë dhe më të këqij gjatë karrierës së tij profesionale në futboll.
Rooney u tërhoq nga futbolli në vitin 2021 për t’i dhënë fund një karriere profesionale 19-vjeçare që e pa atë të bëhej golashënuesi rekord i United dhe Anglisë.
Ai fitoi 16 trofe ndërsa ishte në Old Trafford, duke përfshirë pesë Liga Premier dhe një Ligë të Kampionëve, si dhe kaloi kohë si kapiten i Anglisë pas Kupës së Botës 2014 .
Rooney pati dy periudha si futbollist në klubin e fëmijërisë Everton dhe e përfundoi karrierën e tij në Derby , aty ku më pas u bë edhe trajner i tyre.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ylli anglez luajti me disa nga lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, duke përfshirë Cristiano Ronaldon , Paul Scholes, Ryan Giggs, Rio Ferdinand dhe më shumë.
Tani, trajneri aktual i skuadrës së Championship,Birmingham, ka zbuluar shokun e tij më të mirë të skuadrës dhe një lojtar me të cilin ishte më i vështirë për të luajtur së bashku.
Duke folur në një intervistë me: Rob Burrow me legjendën e ragbit të Anglisë, Rooney shpjegoi: “Shoku im më i mirë i skuadrës, do të thosha Darren Fletcher”.
“Ishin disa, John O’Shea, Wes Brown, Michael Carrick, të gjithë ishim shumë afër. Por Fletch ishte ndoshta ai që u ulëm pranë njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes dhe ndamë momente shumë të mira brenda dhe jashtë fushës së bashku”.
“Shoku im më i keq i skuadrës, ka shumë më tepër nga sa mund të mendoni. Në fushë, më i vështiri ishte Nani. Ishte zhgënjyese të luash me të.”
Fletcher iu bashkua grupit të të rinjve të United në moshën 11-vjeçare dhe vazhdoi të bënte mbi 300 paraqitje për trajnerët si Sir Alex Ferguson, David Moyes dhe Louis van Gaal, përpara se të largohej në vitin 2015./Telegrafi/