Përkundër faktit se ai ka pasur rastin që të shkojë në Superligën e Kinës kur u largua nga Unitedi, sulmuesi i Evertonit, Wayne Rooney nuk ndjen pendime.
Rooney i cili është golashënuesi rekord i Anglisë ishte fuqishëm i lidhur me një kalim në Superligën Kineze.
Por, 32 vjeçari vendosi që të kthehet në ekipin e fëmijërisë për të vazhduar karrierën.
“Gjatë verës kur u largova prej Untiedit do të ishte e lehtë për mua që të shkoj në Kinë”.
“Shkuarja në Kinë ose diku tjetër për të marrë shumë të holla do të bënte që në vitet e fundit të karrierës të fitoj shumë para”.
“Por, ky nuk jam unë. Unë kam nevojë për gola, për presion. Dëshira për të luajtur do të ishte humbur nëse do të kisha zgjedhur opsionin tjetër”, theksoi Rooney.
Rooney është top golashënues në kampionatin anglez këtë sezon për Evertonin me 10 gola dhe dy asistime.
/Telegrafi/