Telegrafi

Rooney rivalizohet nga Lampard dhe Gerrard për postin e trajnerit të Southamptonit

Trajneri i DC United, Wayne Rooney është i interesuar për t’u bërë trajner i Southamptonit.

TalkSPORT raporton se klubi i Ligës Premier është në kërkim të një strategu të ri, pasi Nathan Jones u shkarkua pas vetëm 14 ndeshjeve në krye.

Rooney, i cili aktualisht po e menaxhon DC United, e pëlqen idenë e rikthimit në futbollin anglez.

Lexo po ashtu DC United ka thyer rregullat e MLS në emërimin e Wayne Rooneyt si trajner

Raportimi shton se ish-bashkëlojtarët e Rooneyt në Angli, Frank Lampard dhe Steven Gerrard, të cilët janë të dy aktualisht pa punë, janë gjithashtu të interesuar për t’u bërë trajner të Southamptonit.

Klubi anglez gjendet në fund të tabelës së Ligës Premier me vetëm 15 pikë nga 22 ndeshje dhe kushdo që merr drejtimin, përballet me një sfidë të madhe për të ndihmuar klubin të qëndrojë në elitën e futbollit anglez.

Puna e parë si trajner e Rooneyt ishte në Derby County, ku ai kishte marrë skuadrën në rrethana të vështira financiare, përpara se të largohej për te DC United vitin e kaluar. /Telegrafi/