Site icon Telegrafi

Rooney me përqindjen më të mirë të shndërrimit të goditjeve në gol

Wayne Rooney është arsyeja prapa rikthimit të buzëqeshejs te tifozët e Everonit dhe ish-sulmuesi i Manchester United ka përqindjen më të mirë të konvertimit të goditjeve në gol në top kampionatet evropiane këtë sezon.

Ish-kapiteni i Anglisë ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e kaluara në Ligën Premier përfshirë një gol fitues në fitoren prej 1-0 ndaj Newcastle United të mërkurën.

Evertoni ka fituar 10 pikë nga 12 të mundshme në periudhën e ringjalljes me SAm Allardyce dhe Rooney pas rikthimit në Goodison Park ka tjetër aryse për të buzëqeshur.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester United

Përqindja e konvertimit të goditjeve në gol nga Rooney është 37.5 për qind, me sulmuesin që ka shënuar nëntë gola nga 24 goditje këtë sezon.

https://twitter.com/OmnisportNews/status/941280015764901889

Në vendin e dytë prapa Rooneyt është Radamel Falcao me 14 gola nga 42 goditje e me përqindje prej 33 për qind, teksa sulmuesi i Betisit, Antonio Sanabria ka të njëjtën përqindje për shkak të shtatë golave të shënuar në 21 paraqitje.

Të tjerë sulmues që ja vlen të përmenden e janë në top 10-she janë Mauro Icardi me 30.77 për qind dhe Edinson Cavani me 30.36 për qind.

Icardi ka shënuar 16 gola deri tani në 16 ndeshje në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version