Wayne Rooney do t’i do t’i thotë lamtumirë kombëtares së Anglisë pas finaleve të botërorit Rusi 2018.
Është vetë sulmuesi i Manchester United, që e bëri publik vendimin e tij në një konferencë për shtyp.
“Pas botërorit të Rusisë besoj se do të jetë momenti për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar. Kam luajtur në futbollin profesionist që kur isha 16 vjeç, ndërsa në nivel ndërkombëtar 17 vjeç. Vitet kalojnë, në botërorin e ardhshëm do të jem 34 vjeç. Kam pasur një karrierë fantastike, mjafton me kaq”.
Ai me fanellën e Tre Luanëve ka shënuar 50 gola në 115 ndeshje.
Të dielën ndaj Sllovakisë, Rooney do të thyejë rekordin e David Beckham për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në kombëtare.