Wayne Rooney ka filluar përgatitjet për aksion te Derby County, dy muaj para se të fillojë karrierën e tij në Pride Park.
Ish-kapiteni i Anglisë ishte në terrenin e stërvitjes së klubit anglez të martën me shokët e tij të ri të skuadrës.
34-vjeçari nuk e fillon punën e tij në rolin lojtar-trajner në klubin nga Championship deri në janar, por po përgatitet para se të fillojë zyrtarisht detyrën.
Ai i mbaroi në muajin tetor dy sezonet e tij me DC United në Amerikë me një humbje në “play-off” të MLS ndaj Torontos.
Në Pride Park ai do të fillojë karrierën si trajner ku i ka pasur sytë që nga koha e tij te Manchester United kur ai u bë golashënuesi më i mirë i klubit.
Por, ai do të jetë gjithashtu pjesë e skuadrës së Phillip Cocu, pasi Derby gjendet në vendin e 15-të dhe do ta ndihmoj ekipin të ngrihet.
Rooney raportohet se do të fitojë rreth 100 mijë funte në javë pasi ka rënë dakord për një kontratë 18-mujore verën e kaluar.
Mendohej se Derby dëshironte që Rooney të përfundonte regjimin e tij të fitnesit gjatë Krishtlindjeve, por ai ia ka arritur një muaj para kësaj, në atë që ‘Rams’ me siguri do ta shohë si një shenjë morale që rrit angazhimin e tij. /Telegrafi/