Legjenda e Manchester United, dhe e kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney e ka konfirmuar pensionimin nga kombëtarja e Anglisë.
Rooney pensionohet si golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares angleze, me 53 gola në 119 paraqitje.
Ai është lojtari i dytë sa i përket paraqitjeve pas Peter Shilton me 125.
“Ishte një vendim i vështirë dhe e kam diskutuar edhe me familjen time, me menaxherin e Everton, dhe me të gjithë të afërmit e mi”.
“Të luajë për Anglinë ishte ndjenjë e veçantë për mua, çdo herë që jam ftuar ose kur jam zgjedhur kapiten ishte një privilegj, dhe i falënderoj të gjithë që më ndihmuan”.
“Mendoj se ka ardhur koha të largohem”, është shprehur Rooney.
Anglezi po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni ku në dy ndeshje ka shënuar dy gola. /KosovaPress/