Telegrafi

Rooney i lumtur se Mourinho është pjesë e Unitedit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka thënë se është i lumtur që Jose Mourinho është emëruar trajner i Djajve të Kuq.

Kapitenit anglez i pëlqen loja e teknikut portugez pasi është pothuajse gjithmonë e suksesshme.

Lexo më shumë: Ky do të ishte super formacioni i Mourinhos nëse do të zëvendësonte Fergusonin në 2013 (Foto)

“Ekipet e Jose Mourinhos gjithmonë kanë qenë vështirë për t’u mundur, taktikisht të disiplinuara dhe të suksesshme”.

“Jam shumë i lumtur që do të punoj me Jose këtë sezon. Ai është një trajnerët më të mirë në botë”, ka thënë Rooney. /Telegrafi/