Manchester Unitedit i është kthyer Wayne Rooney në skuadër, por mund të mos jetë gati të luajë në ndeshje me Tottenhamin.
Louis Van Gaal është shprehur i lumtur që kapiteni është kthyer, por thotë se nuk do t ë luaj pa qenë qind për qind.
“Është shumë e rëndësishme që ai është kthyer nga lëndimi. Ai u stërvit me ne vetëm për dy sesione dhe nuk është gati të luajë”.
“Të gjithë mendojnë se ai është gati, por nuk është ashtu. Ai nuk e ka kapacitetin e plot të luajë në Ligën Premier”.
Holandezi në fund tha se lojtari do të luajë me U-21 për ta arritur formën. /Telegrafi/