Telegrafi

Rooney i kënaqur me ndikimin e Mourinhos

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka vlerësuar lartë ndikimin e Jose Mourinhos si trajner i Unitedit, përderisa është shprehur optimist për sezonin 2016-17.

Portugezi e zëvendësoi Louis van Gaalin në Old Trafford, pas dështimit të Djajve të Kuq për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Manchester Unitedin

“Gjithmonë është mirë kur keni një menaxher të ri, por kur merrni dikë në nivelin e Mourinhos, që është shumë mirë të punosh nën drejtimin e tij, dhe ka rikthyer edhe mentalitetin fitues në klub”, ka thënë kapiteni i Unitedit.

“E dimë se është një sezon i madh për ne. Ai ka transferuar disa lojtarë fantastik për mendimin tim, që janë adaptuar shumë mirë tashmë me skuadrën, prandaj është një kohë emocionale”, ka shtuar ai.