Wayne Rooney pretendon se ai është akoma mjaft i mirë për të luajtur në Ligën Premier League pa kohë para se ta marr drejtimin e një roli lojtar-trajner me Derby County.
Rooney shënoi 208 gola në kampionatin elitar anglez gjatë kohës së tij te Evertoni dhe Manchester Unitedi, ku u bë golashënuesi më i mirë i klubit.
Ai do të bashkohet me Derby County, të cilët janë në vendin e 16-të në Championship, por Rooney beson se ai ende mund të inkuadrohen në Ligën Premier dhe të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje.
“Unë e ndjeva se ende mund të luaja kur isha në Everton, por njerëzit e tjerë morën vendimet e tyre për këtë”, ka thënë fillimisht 34-vjeçari.
“Tani ambicia ime është të rikthehem me Derbyn në Ligën Premier dhe shpresoj të luaj rolin tim atje për ta”.
“Ryan Giggs ishte në gjendje të luante në vitet e fundit të tridhjetave në Ligën Premier dhe Gareth Barry thotë se dëshiron ta bëjë atë deri në 40 vjeç”.
“Duke pasur parasysh ekipin e duhur përreth meje, atëherë unë akoma mund të luaj në Ligën Premier”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/