Telegrafi

Rooney ka shënuar golin e 200-të në Ligën Premier, ka vetëm edhe një futbollistë para vetës

Wayne Rooney iu bashkua Alan Shearerit, si futbollisti i dytë në histori që arriti të shënojë mbi 200 gola në Ligën Premier. 

Ish sulmuesi i Manchester Unitedit, ka shënuar golin e parë në ndeshjen kundër Evertonit.

Lojtarit tashmë i është futur garës për ta zënë sulmuesin Shearer që ka rekordin prej se ekziston Liga Premier nga viti 1992-93.

Rooney tashmë ka 200 gola në këtë kampionat, ndërsa Shearer ka shënuar 260 gola me Blackburnin dhe Newcastlen.

Pas Rooneyt qëndron Andy Cole, me 187 gola, e i katërti është Frank Lampard me 177 gola.

Jermain Defoe, ka 158 gola, ndërsa nga ata që janë aktiv në listë i 15-ti është Sergio Aguero me 123 gola. /Telegrafi/