Site icon Telegrafi

Rooney ka një mesazh për ata që nuk i besojnë

Wayne Rooney nuk e ka ndërmend të pensionohet prej kombëtare angleze.

Megjithëse nuk u ftua prej trajnerit të përkohshëm të Anglisë, Gareth Southgate, kapiteni ka pohuar se do të punojë më shumë që të kthehet aty ku e ka vendin.

Sulmuesi 30-vjeçar nuk ka luajtur në ndeshjen kundër Sllovenisë në kualifikimet për botërorin Rusia 2018, transmeton Telegrafi.

“Do të punojë shumë dhe kam thënë se nuk do të ndalem që të luajë për Anglinë. Besoj shumë se mund të kthehem pas kësaj”, tha Rooney.

Rooney në 12 paraqitjet e fundit ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version