Site icon Telegrafi

Rooney gjakoset ndaj Bournemouthit, gjyqtari nuk ndali as faull (Foto/Video)

Pjesa e parë ndaj Bournemouthit nuk i doli edhe aq mirë Wayne Rooney.

Anglezi në minutën e 33-të gjatë një aksioni të Evertonit u godit nga mbrojtësi Simon Francis me bërryl në kokë.

Pasi goditja ishte e fortë ish-yllit të Manchester Unitedi u gjakos dhe detyrua të lë fushën për disa minuta deri sa u mjekua.

Por, ajo që e nervozoi atë më së shumti ishte se gjyqtari Martin Atkinson nuk ndali lojën për faull.

Ankesat e Rooneyt ndaj gjyqtarit ishin të mëdha dhe të ashpra, por Atkinson nuk e ndëshkoi atë për sjellje jo-sportive.

Pjesa e parë në Goodison Park përfundoi me rezultat 0-0. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=edrwv8A1fCc&feature=youtu.be

Exit mobile version