Telegrafi

Rooney ftohet nga Anglia, Southgate publikon listën ndaj SHBA-së dhe Kroacisë

Gareth Southgate ka publikuar listën e Kombëtares së Anglisë për dy ndeshjet e nëntorit, ku janë përfshirë 28 futbollistë, ndër ta edhe Wayne Rooney.

Anglia do të luajë në Amerikë ndaj kombëtares së SHBA-ve në ndeshjen miqësore me 15 nëntor.

Për këtë takim është ftuar edhe sulmuesi legjendar anglez, Wayne Rooney.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Anglisë

Megjithatë, Rooney nuk do të luaj në takimin tjetër pas tri ditëve ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve.

Në listë ka edhe futbollistë të rinj të ftuar si Bettinelli, McCarthy, Dunk, Chilwell, Sancho e Wilson.

Portierët: Marcus Bettinelli, Jack Butland, Alex McCarthy, Jordan Pickford

Mbrojtësit: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Lewis Dunk, Joe Gomez, Michael Keane, Luke Shaw, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Walker

Mesfushorët: Ross Barkley, Dele Alli, Fabian Delph, Eric Dier, Jordan Henderson, Jesse Lingard, Ruben Loftus-Cheek, Harry Winks

Sulmuesit: Harry Kane, Marcus Rashford, Wayne Rooney*, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Danny Welbeck, Callum Wilson.

/Telegrafi/