Telegrafi

Rooney: Faleminderit për gjithçka Man Utd, menaxherë, trajnerë, shokë dhe tifozë mahnitës (Foto)

Wayne Rooney ka falënderuar të gjithë pas largimit të tij nga Manchester United.

Sulmuesi anglez përfundoi sot (e diel) transferimin e tij nga United te ish-skuadra e tij e fëmijërisë, Evertoni.

Rikthimi i tij te Evertoni ndodh pas 13 viteve të kaluara në Old Trafford, ku fitoi gjithçka çka fitohet me klube, duke kaluar kohë të mahnitshme me fanellën e Unitedit.

Lexo po ashtu Mourinho: E ndjeva obligim të pranojë largimin e Rooneyt drejt Evertonit

Kjo kohë e kaluar me Djajtë e Kuq do të mbetet gjithmonë në mendjen e Rooneyt, i cili në Instagram falënderoi të gjithë: nga menaxherët, trajnerët, drejtuesit, stafin dhe më së shumti tifozët mahnitës.

“Dua vetëm të them një falënderim të madh për të gjithë në Manchester United. Faleminderit drejtuesve gjatë viteve, menaxherëve dhe trajnerëve që kam luajtur, stafit me të cilin kam punuar, shokët e ekipit që kam luajtur së bashku, dhe më në fund tifozëve mahnitës që kam qenë me fat që kam luajtur për ta. Faleminderit për kujtimet”, ka shkruar Rooney në postimin e tij në profilin privat në Instagram. /Telegrafi/