Ish-kampioni botëror i League of Legends dhe lojtari i ekipit Victory Five, Song “Rookie” Eui-jin ka dhuruar rreth 14.200 euro për të luftuar COVID-19, sipas iCrystalization.
Paratë e dhuruara nga Rookie u transferuan për të ndihmuar në luftën e bashkisë së Shangait kundër virusit, i cili me siguri do të ketë një ndikim të madh në këtë kohë të vështirë.
It’s been revealed that Rookie donated 100,000 yuan (~15,727 USD) to the Shanghai municipality’s fight against COVID-19!
#9: Song Uijin ♥️
(cr: https://t.co/3eykY3c223) pic.twitter.com/vW9gZfehpn
— Linda Pro League 🦦 (@iCrystalization) April 1, 2022
Qyteti kohët e fundit hyri në një tjetër izolim për shkak të një rritjeje të papritur të rasteve me COVID-19, kjo ndikoj edhe tek Riot Games që shtyu “Play-Off”-et e LPL Spring Split 2022 deri më 8 Prill.
Sa i përket Rookie ende po tregon një formë të mirë si lojtar, në fillim të kësaj jave u zgjodh lojtari më i vlefshëm i ndarjes së pranverës LPL 2022. /Telegrafi/