Site icon Telegrafi

Ronaldos do t’i kushtojë shtrenjtë intervista me Piers Morgan, bashkëlojtarët e tij janë të dëshpëruar dhe United do t’i jap një dënim spektakolar

Cristiano Ronaldo ka tronditur të gjithë me intervistën e dhënë për gazetarin Piers Morgan.

Ylli portugez ka sulmuar rëndë klubin e tij Manchester United, por edhe trajnerin Erik Ten Hag.

37-vjeçari ka qenë i ashpër me drejtuesit e Djajve të Kuq, derisa largimi i tij në janar nga Old Traford duket i pashmangshëm.

Por intervista me Piers Morgan duket se do t’i kushtojë shtrenjtë pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Tabloidi britanik Metro ka raportuar Unitedi pritet ta dënojë portugezin me një shumë të majme prej një milionë funteve. Ndërsa, në anën tjetër Sky Sports nga burimet e brendshme ka mësuar se bashkëlojtarët e CR7 ndihen të zhgënjyer nga fjalët Cristianos.

Deri më tani klubi ka refuzuar të komentojë intervistën e Ronaldos, por portugezi kësaj radhe nuk do të shpëtojë lehtë.

Vlen të theksohet se Ronaldo me një shumë të njëjtë ishte gjobitur edhe pas ndeshjes me Tottenham Hotspur ku kishte refuzuar të inkuadrohet në lojë në minutat e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version