Manchester United ka arritur ta mposht Tottenhamin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Erik ten Hag kishte vendosur të startonte në sulm me treshen Jadon Sancho, Antony dhe Marcus Rashford në këtë derbi, duke e lënë Cristiano Ronaldon në stol.
Kjo taktikë doli e qëlluar pasi që Manchester United e dominoi Tottenhamin gjatë gjithë takimit.
*Exactly* the kind of intensity we want to see.
More to come 🔜#MUFC || #MUNTOT pic.twitter.com/kDkVtiVEJ2
— Manchester United (@ManUtd) October 19, 2022
Pjesën e parë edhe pse kishin një mori rastesh, Djajtë e Kuq nuk ia arritën të shënonin.
Por me të filluar pjesa e dytë, Jadon Sancho asistoi te Fred i cili shënoi për 1-0, pasi gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtja.
https://twitter.com/USETVGOFC/status/1582836665160466432
Rashford humbi dy raste të mira para se të vinte goli i dytë në ndeshje.
Zhvillohej minuta e 69-të kur Bruno Fernandes me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.
https://twitter.com/Sirmoulid/status/1582837674838462465
Rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë nëse lojtarët e United do të ishin më të saktë.
Kjo fitore e ngritë në vendin e pestë Manchester Unitedin që ka tani 19 pikë, ndërsa Tottenham mbetet i treti me 23 pikë. /Telegrafi/