Telegrafi

Ronaldo zhbllokon sfidën ndaj Tottenhamit me një gol të bukur

Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të bukur në përballjen e Manchester Unitedit në udhëtim te Tottenham Hotspur në kuadër të javës së 10-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e kanë mbyllur me epërsi 0-1 pjesën e parë në udhëtimin e tyre të Tottenhami.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të të takimit.

Ishte sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili shënoi për epërsinë 0-1 pas asistimit të Bruno Fernandes.

Vlen të theksohet se Ronaldo shënoi një supergol me një goditje me vole. /Telegrafi/

https://twitter.com/knust_teaspoon/status/1454504219570999296