Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson ishte njeriu që shtyu Cristiano Ronaldon të vesh fanellën e famshme me numër 7.
Ylli portugez, i cili tani luan për Real Madridin, është bërë i njohur si CR7 për shkak të asaj bisedës ‘fatale’ nga ish-trajneri i tij, Ferguson, kur ai për herë të parë arriti në Old Trafford.
“Shiko, unë dua që ju të vishni fanellën me numër 7”, ka zbuluar lojtari fjalët që i tha Ferguson, teksa fliste në një ngjarje promovuese.
“Kam qenë i befasuar, sepse i njihja të gjithë lojtarët e mëdhenj të cilët kishin veshur atë fanellë”, transmeton Telegrafi.
Ronaldo mund të ketë arritur kulmin në Real Madrid, por ai tashmë kishte nisur rrugën e tij për madhështinë në Angli, pasi ai fitoi Topin e Artë të parë në 2009.
“Ishte fillimi i fazës time të suksesshme në futboll. Unë jo vetëm që të përmirësova aftësitë e mia të futbollit, por edhe fizikun tim”.
“Në pesë vitet e mia atje, kam mësuar artin e futbollit”.
“Ne kemi fituar shumë gjëra së bashku. Kjo ishte një ëndërr për mua”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/