Si luajtën këtë javë
Kush ishte më i miri fundjavën e kaluar në La Liga?
Lionel Messi (Almeria 0-8 Barcelona)
Barcelona barazoi rekordin e fitores më të lartë si mysafir në histori të Kampionatit Spanjoll kur e copëtoi Almerian. Por, Messi ia vodhi vëmendjen Barcelonës pas hettrikut të realizuar (i gjashti për këtë vit kalendarik) dhe pas dy asistimeve. Për herë të gjashtë këtë sezon argjentinasi zhbllokoi një ndeshje, kësaj radhe pas një goditje të mirë nga zona e rreptësisë.
Goli i tij i dytë ishte më me fat, pas një topi të kthyer nga portieri Diego Alves. Në ndërkohë, goli i tretë demonstroi instinktin e tij, duke reaguar pas një depërtimi të Daniel Alves. Për fat nuk mund të bëhet fjalë këtu, pasi që superylli argjentinas i përgatiti të dy golat e Bojan Krkic.
Komenti: Njeriu i ndeshjes. A ka ndonjë statistikë tjetër e paarritur nga ky njeri? Një paraqitje tjetër virtuoze e argjentinasit i cili e çmontoi mbrojtjen e Almerias. Gjashtë hettriqe të hënuara këtë vit, a mund ta arrijë të shtatin në ‘el Classico’?
Cristiano Ronaldo (Real Madrid 5-1 Athletic Bilbao)
Njeriun të cilin kurrë nuk duhet ta harrojmë, Ronaldo, iu përgjigj shpejt hettrikut të Messit me tri gola të tij në shkatërrimin e Athletic Bilbaos.
Goli i tij i parë, i dyti për Realin, ishte një goditje precize nga maja e zonës së rreptësisë, ashtu sikurse i Lionel Messit. Nëse goli i tij i parë kishte të bëj me precizitet, atëherë i dyti ishte plot fuqi. Ai e fotografoi nga gjuajtja e lirë me distancë 25 metra portierin Iraizoz. I treti ishte më i drejtpërdrejt, nga pika e bardhë.
Ronaldo ka mundur të shënojë katër gola në një ndeshje përsëri, por preferoi që t’ia lë penaltinë kolegut.
Komenti: Realizoi hettrik dhe ishte përsëri i pandalshëm. Ai ishte i pakapshëm në çdo pjesë të fushës. E realizoi mirë golin e tij të parë, shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe ishte i ftohtë te penaltia në kohën shtesë. Madje edhe simulimet e tij ishin në nivel të lartë, sidomos për kartonin e verdhë të San Joses në pjesën e dytë.
Statistikat Individuale
Lionel Messi Cristiano Ronaldo
(vs Almeria) (vs Bilbao)
Gola 3 3
Goditjet (në portë) 5(4) 8(3)
Asistime 2 0
Passime (të kompletuara) 83(78) 37(28)
Topa të humbur 5 14
Topa të vjedhur 3 0
Vlerësimi 9.5 8.5
/Telegrafi/