Si luajtën këtë javë
Kush ishte më i miri fundjavën e kaluar?
Lionel Messi (Barcelona 3-1 Villareal)
Messi vazhdimisht po e rrit statistikën e golave të shënuar, me dy të qëlluara së fundmi ndaj Villarealit. Argjentinasi shënoi golin e dytë të skuadrës së tij ndaj Villarealit dhe atë në çfarë mënyre se? E paraboloi portierin Diego Lopez, i cili sigurisht se ka mbetur me të meta psiqike…pasi këndi ishte aq i ngushtë sa që as matematikisht vështirë se do ta kishim paramenduar një gol të tillë.
Goli i tij i dytë tregoi edhe njëherë instinktet e tij prej një sulmuesi. Përderisa javën e kaluar një gol iu anulua, këtë javë iu anulua një asistim për Pedron.
Komenti: Njeriu i ndeshjes padyshim. I shënoi dy golat e tij në mënyrë fantastike dhe nuk zhgënjeu tifozët. Thjesht i pakapshëm.
Cristiano Ronaldo (Sporting Gijon 0-1 Real Madrid)
Është ndeshja e dytë me radhë që Ronaldo dështoi ta gjente rrjetën. CR7 ishte i qetë në sulm para golit të Sporting Gijon. Jo vetëm që dështoi të shënonte, por ai nuk bëri as një goditje të vetme në portë. Sidoqoftë, ai bëri dy pasime të cilat dështuan t’i finalizojnë Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema.
Por, përkundër tensioneve të larta dhe ndeshjes shumë të nxehtë në El Molinon ndaj Sportingut, portugezi e gjeti veten nëpër disa depërtime, duke pëfshirë atë të fundit kur e detyroi Alberto Botian të përjashtohet nga loja.
Komenti: Shfaqi pasime të mira dhe vizion për bashkëlojtarët të cilët ishin në pozita shumë më të mira. Ishte shumë periferik.
Statistikat Individuale
Lionel Messi Cristiano Ronaldo
(vs Villareal) (vs Sporting Gijon)
Gola 2 0
Goditjet(në portë) 6 (4) 1(0)
Asistime 0 0
Topa të humbur 11 9
Topa të vjedhur 2 2
Vlerësimi 8.0 6.0
/Telegrafi/