Cristiano Ronaldo u kap në mënyrë të çuditshme duke vendosur dorën poshtë pantallonave të shkurtra sportive dhe duke nxjerrë diçka për të përtypur.
Gjatë ndeshjes së Portugalisë me Ganën mbrëmjen e së enjtes është vrenjtë diçka e çuditshme.
Ylli portugez, Ronaldo, ishte akter kryesor i kësaj ngjarje.
Kapiteni i Portugalisë mund të shihej në një vide duke ‘hulumtuar’ në pantallonat e shkurtra për disa sekonda përpara se të shfaqej duke nxjerrë diçka.
Megjithatë, befasia e madhe erdhi kur sulmuesi 37-vjeçari vendosi ta fusë në gojë dhe ta përtyp atë që e nxori.
Ky gjest i Ronaldos ka bërë konfuz dhe ka çmendur rrjetet sociale me pyetje.
“Çfarë po përtypte Ronaldo?, “Çfarë dreqi po bën Ronaldo”, “Cristiano Ronaldo e bën Joachim Loëin krenar” dhe “Çfarë po ha Ronaldo”, ishin vetëm disa nga pyetjet e tifozëve në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo keeps cookies in his pants?? pic.twitter.com/UpBojzekSH
— ???? ????????? (@_Jay_Sterling_) November 25, 2022