Site icon Telegrafi

Ronaldo revoltohet me vendimin e Ten Hag, shkoi direkt në zhveshtore para përfundimit të ndeshjes ndaj Spurs

Cristiano Ronaldo shkoi direkt në tunelin e stadiumit dhe në zhveshtore para se të përfundonte ndeshja e Manchester United kundër Tottenham Hotspur mbrëmjen e së mërkurës.

United prodhoi padyshim paraqitjen e tyre më të mirë nën drejtimin e Erik ten Hag, duke mposhtur Spurs të vendit të tretë me rezultat 2-0, falë golave të pjesës së dytë nga Fred dhe Bruno Fernandes.

Por, ndërsa gjithçka ishte pozitive nga perspektiva e Unitedit dhe ata lëvizën brenda një pike nga vendi i katërt, fitorja ndoshta u la në hije nga veprimet e Ronaldos.

Superylli portugez ishte një zëvendësues i papërdorur në Old Trafford dhe nuk i pëlqeu të qëndronte për 90 minuta të plota në bankinë.

Me minutën e 89-të duke u luajtur, pesë herë fituesi i Topit të Artë u pa teksa po kthehej në zhveshtore i revoltuar me vendimin për të mos e luajtur asnjë minutë.

 

Ndryshe, Ten Hag zgjodhi një treshe të sulmit të përbërë nga Antony, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.

Scott McTominay, Anthony Elanga dhe Christian Eriksen u futën të gjithë në pjesën e dytë dhe jo për herë të parë, Ronaldo u la në stol. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version