Cristiano Ronaldo ka pozuar i veshur me fanellën e re të Manchester United për sezonin 2021/22.
Ikona e klubit ka përfunduar kalimin e tij nga Juventusi, ndërsa ende është në Portugali duke u përgatitur për të luajtur për ekipin e tij kombëtar.
Lojtari ka ndarë ca kohë për të pozuar me fanellën e Manchester United.
Things you 𝗟𝗢𝗩𝗘 to see! ❤
📸 @Cristiano#MUFC | #RonaldoReturns
— Manchester United (@ManUtd) August 31, 2021
Derisa numri i Ronaldos ende nuk është zbuluar, dhe debutimi i tij i dytë për klubin do të pritet me padurim, United të paktën i ka gëzuar fansat e klubit me disa foto të lojtarit veshur me një fanellë e klubit, për herë të parë që nga largimi i tij drejt Real Madridit 12 vjet më parë.
Ronaldo që ka shënuar 118 golat te United deri më tani, do të mundohet ta rritë këtë numër.
Look at it 🤩🔥
🔴 @Cristiano 🔴#MUFC | #UnitedOnTikTok pic.twitter.com/Z7uZINKSx4
— Manchester United (@ManUtd) August 31, 2021
Ai është zotuar se histori do të shkruhet edhe një herë. /Telegrafi/