Telegrafi

Ronaldo përmendi vetëm tre lojtarë të Man Utd si ‘profesionistë të mëdhenj’ në intervistën e tij të bujshme

Sulmuesi Cristiano Ronaldo emëroi vetëm tre lojtarë të Manchester Unitedit si “profesionistë të mëdhenj” gjatë intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan.

Pas të gjitha fragmenteve që u shpërndanë nga e diela e tutje, pjesa e parë e bisedës u transmetua në TalkTV të mërkurën mbrëma në orën 20:00 dhe gjeneroi tituj bombastik në media.

Ndër pjesët më të bujshme të intervistës ishin fjalët e Ronaldos për trajnerin aktual Erik ten Hag, ish-trajnerin Ralf Rangnick apo edhe për ish-bashkëlojtarin Ëayne Rooney.

Por, një tjetër pikë e madhe bisedimi ishte diskutimi i Ronaldos për shokët aktualë të skuadrës në United.

Ai e cilësoi bashkëvendësin e tij Diogo Dalot si njeri me profesionalizëm, duke e vendosur atë në nivelin më të lartë për një periudhë të gjatë.

Nënshkrimet e verës, Lisandro Martinez dhe Casemiro, me të cilët Ronaldo luajti në Real Madrid, u veçuan të dy për përkushtimin e tyre.

 

“Në Manchester United mund të përmend Dalotin, ai është i ri, por shumë profesionist, por nuk dyshoj se do të ketë jetëgjatësi në futboll, sepse është i ri, i zgjuar, inteligjent dhe shumë profesionistë”.

“Ndoshta edhe Lisandro Martinez, Casemiro është në të 30-at, por unë do të them Dalot”, ka thënë Ronaldo në intervistën e tij me Piers Morgan. /Telegrafi/