Site icon Telegrafi

Ronaldo përmbys rezultatin në ndeshjen ndaj Evertonit

Manchester United e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-1 ndaj Evertonit në sfidën që po luhet në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Alex Iwobi kishte shënuar golin e parë e takimit në minutën e pestë.

Por, Djajtë e Kuq i barazuan shifrat me anë të Antony që realizoi në minutën e 15-të me një asistim të Anthony Martialit.

Francezi më pas pësoi lëndim dhe u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 29-të, ndërsa në vend të tij u fut Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez ia doli që në minutën e 44-të shënoi për 2-1 për Unitedin, ndërsa Casemiro ishte asistuesi.

Ky ishte goli i 700-të në nivel klubesh për pesë herë fituesin e Topit të Artë. /Telegrafi/

Exit mobile version