Cristiano Ronaldo e ka cilësuar si me fat fitoren e Manchester Unitedit ndaj Villarrealit, teksa golin e shënuar e ka cilësuar si ‘punë të tij’.
Manchester Unitedi ka fituar në minutat shtesë falë një goli të Ronaldos, ndërsa më parë kishin shënuar Paco Alcacer (53’) dhe Alex Telles (60’).
Kjo fitore e vonshme ka lumturuar shënuesin e fitores së Unitedit, Ronaldon, i cili e ka cilësuar me fat këtë fitore, por ka lavdëruar edhe qëndrimin e lojtarëve dhe mbështetjen e tifozëve.
“Është puna ime”, ka thënë fillimisht Ronaldo për BT Sport pas ndeshjes.
“Ishte një lojë shumë e vështirë. Villarreali luan shumë mirë. Ata kishin shumë shanse. Ne u munduam pak dhe e dinim këtë para ndeshjes se ne duhet ta fitojmë ndeshjen. Ishte e vështirë”.
“Ekipi ishte pak nervoz në pjesën e parë dhe pjesën e dytë për të qenë i sinqertë. Ne ishim pak me fat gjithashtu, të cilin nuk e kishim ndeshjen e fundit, por e kishim sot”.
“Qëndrimi ishte i madh nga lojtarët tanë dhe tifozët na shtynë shumë”.
“Kjo është ajo që na nevojitet kur ekipi nuk po luan mirë. Një fitore e rëndësishme”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/