Telegrafi

Ronaldo pasi mori numrin 7: Falënderoj Cavanin për këtë gjest

Cristiano Ronaldo ka rimarrë numrin 7 te Manchester United, pasi Edinson Cavani do të bartë atë me numër 21.

Ronaldo u rikthye te gjiganti anglez, ku nënshkroi kontratë dyvjeçare.

Mirëpo, numrin 7 te Manchester United e kishte Edinson Cavani që vendosi t’ia dhurojë pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Ronaldo në fakt është befasuar nga ky gjest, ngase nuk ishte në dijeni që uruguaiani do ia dhuronte.

“Nuk isha i sigurt nëse do ishte e mundur të kisha numrin 7 sërish, pra dua të falënderoj shumë Edin për këtë gjest të pabesueshëm”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare te Man United. /Telegrafi/