Cristiano Ronaldo nuk pajtohet me Ole Gunnar Solskjaer në pozicionin e tij më të mirë te Manchester United.
Të paktën kjo është ajo që Paulo Di Canio mendon, me ish-yllin e West Hamit që sugjeroi se pesë herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në Old Trafford për të kërkuar vendin e tij në krah-jo për të luajtur qendërsulmues.
Ronaldo filloi karrierën e tij si anësor dhe vazhdoi kështu edhe te Djajtë Kuq, Real Madridi dhe te Juventusi.
Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Di Canio tha: “Ronaldo do të përmirësojë nivelin teknik, por ai bashkohet me një ekip me shumë sulmues”.
“Solskjaer tha se e shihte atë si një qendërsulmues, por Ronaldo nuk donte ta bënte këtë në Juventus”.
“Unë ende e shoh atë duke filluar nga e majta, por United ka lojtarë të tjerë në të njëjtin pozicion, përfshirë Sanchon, i cili u transferua për 85 milionë euro”.
Di Canio shtoi: “[Marcus] Rashford do të kthehet, [Mason] Greenwood dhe [Anthony] Martial gjithashtu. Solskjaer i lë sulmuesit e tij të lirë përpara, kështu që kjo mund të jetë e mirë për Ronaldon”.
“Ka entuziazëm, por mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të jetë një prani si ajo e Zlatan [Ibrahimovic]. Ndonjëherë, lojtarët e rinj pa shumë personalitet nuk e kuptuan se ai donte më të mirën prej tyre”.
Ronaldo do të bëjë debutimin e tij të dytë për Manchester United më 11 shtator kur Djajtë e Kuq do të luajnë me Newcastlen. /Telegrafi/