Site icon Telegrafi

Ronaldo nuk ishte as në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, skuadra festoi dhe askush nuk e vuri re mungesën e tij

Në derbin e javës së 12-të në Ligën Premier, Manchester United mposhti 0 Tottenhamin në “Old Trafford” me rezultat 2-0.

Djatë e Kuq luajtën ndeshjen e tyre më të mirë të sezonit, dhe Cristiano Ronaldo as nuk luajti asnjë minutë.

Ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes para përfundimit të ndeshjes dhe, siç shkruan The Athletic, është larguar menjëherë nga stadiumi dhe nuk e ka festuar fitoren me shokët e skuadrës.

“Cristiano Ronaldo nuk u largua nga fusha vetëm në minutën e 89-të, ai u largua nga stadiumi menjëherë para fishkëllimës së fundit. Mungesa e tij nuk u ndje në dhomën e zhveshjes, ku bashkëlojtarët e tij po festonin fitoren”, ka thënë gazetar Laurie Whitwell.

Trajneri Erik ten Hag iu shmang një përgjigjeje të drejtpërdrejtë në pyetjen nëse ai e lejoi Ronaldon të largohej ndërkohë që bashkëlojtarët e tij ishin ende duke luajtur.

Meqë ra fjala, kjo nuk është hera e parë që Ronaldo largohet nga fusha nën drejtimin e Ten Hag para përfundimit të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe në pjesën e parë të miqësores kundër Rayo Vallecanos, pasi u zëvendësua./Telegrafi/

Exit mobile version