Telegrafi

Ronaldo mbante pesha në kyçin e këmbës gjatë stërvitjeve te United për ta përmirësuar vrapimin

Cristiano Ronaldo mund të thuhet se është shembulli më i mirë i një njeriu që tregon se me shumë punë arrihet suksesi.

Lojtarë të ndryshëm kanë histori të ndryshme, mirëpo e yllit portugez është diçka më frymëzuese dhe që mund të merret si pasqyrë për të arritur diçka në jetë.

Futbollistët që kanë ndarë zhveshtoren me pesë herë fituesin e Topittë Artë kanë treguar gjëra të ndryshme për të dhe rreth stërvitjes që i bënte që nga koha kur ishte te Sporting Lisbona e deri tani me Juventusin.

Ylli 34-vjeçar është përshkruar si një futbollist që stërvitet si i çmendur, e që deri më tani sukseset për të nuk kanë munguar për më shumë se një dekadë.

Ish-anëtari i Manchester United, Quinton Fortune, kishte zbuluar se Ronaldo kishte bërë stërvitje të veçanta në Old Trafford për ta rritur shpejtësinë e tij dhe t’i kishte hapat më të mëdhenj.

Sipas ish-mbrojtësit, portugezi në çorapet e tij kishte futur disa pesha të rënda të lidhura me kyçin e këmbës, në mënyrë që ta përmirësonte vrapimin e tij çdo ditë.

“Ai (Ronaldo) ishte gjithmonë një hap para nesh, por unë e pash atë se si fuste në çorapet e tij disa pesha të lidhura te kyçi këmbës, në mënyrë që të vraponte më shpejtë gjatë një ndeshjes kur nuk ishte me ato”, ka zbuluar Fortune.

Ylli i Juventusi e ka pranuar një gjë të tillë në një intervistë për UniSport, duke thënë se ajo gjë i kishte ndryshuar mënyrë e të luajturit.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë në botë nga mosha 16-vjeçare deri në atë 41-vjeçare

“Çdo gjë është e rëndësishme. Në fillim të karrierës time, kur isha i ri, kam zhvilluar stërvitje të ndryshme, por gjithmonë me një intensitet të lartë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Peshat në kyçin e këmbës? Po, është e vërtetë çfarë ka thënë Quinton. Kam stërvitur për disa vite me ato pesha në këmbët e mija. Peshat i kam përdorur kur kishim stërvitje të gjata dhe dallimin mund ta vëreja në fushë menjëherë, pasi në momentin që i largoja, natyrisht se isha më i lehtësuar dhe vrapoja shumë më shpejtë”, ka zbuluar ish-anëtari i Real Madridi. /Telegrafi/