Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është duke kaluar periudhën më të gjatë pa shënuar gol që nga viti 2009.
37-vjeçari nuk arriti të shënonte as në barazimin (1-1) ndaj Southamptonit në fundjavën që lamë pas (madje duke mos shënuar as në portën e zbrazët), ashtu që të dielën ka qenë personi i parë që është shfaqur në stërvitje dhe i fundit që është larguar nga fusha stërvitore.
Ai kishte arritur në Carrington në orën 9:20 të mëngjesit dhe kishte qëndruar deri në orën 14:20 pasdite. Kjo ishte një tjetër dëshmi për përkushtimin e madh të CR7, i cili po kalon një periudhë të vështirë.
https://youtu.be/XPZOhK2mlvA?t=17
Tashmë kanë kaluar gjashtë ndeshje prej se Ronaldo nuk ka shënuar për Unitedit – që nga fitorja prej 3-1 kundër Burnleyt më 30 dhjetor.
Hera e fundit kur i kishte kaluar gjashtë takime pa shënuar ishin muajt e tij të fundit në Old Trafford në vitin 2009, para se t’i bashkohej Real Madridit.
Sidoqoftë, portugezi e ka gjetur 14 herë rrjetin këtë sezon në të gjitha garat prej se u kthye te Unitedi (gjatë verës së kaluar pas largimit nga Juventusi). /Telegrafi/