Ruben Amorim së shpejti do të bëhet trajneri i ri i Manchester United dhe Cristiano Ronaldo tashmë ka treguar se çfarë duhet të bëjë bashkëvendasi i tij në klubin e tij të vjetër.
Amorim do të marrë drejtimin e Unitedit që nga e hëna e 11 nëntorit, pas ndeshjes së tij të fundit në krye të Sporting Lisbonës ndaj Bragës në udhëtim.
Që prej shkarkimit të Erik Ten Hag, Ruud Van Nistelrooy ka qenë përkohësisht në krye të ekipit duke marrë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet që i ka udhëhequr.
Amorim është pajtuar për një kontratë deri në vitin 2027 në Angli dhe ndeshja e tij e parë si trajner i ‘Djajve të Kuq’ do të jetë pas pushimit me kombëtare në udhëtim ndaj Ipswich Town.
Në një bisedë me Rio Ferdinand në podcastin e tij, Ronaldo e kishte bërë të qartë se trajneri i ardhshëm i Unitedit duhet të ketë ambicie të larta dhe të jap një mesazh se do garojnë për Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, pa marrë parasysh se si qëndron realiteti.
“Manchester United, duhet të rindërtojnë gjithçka, sipas mendimit tim. Trajneri, ata thonë se nuk mund të garojnë për të fituar ligën dhe Ligën e Kampionëve”.
“Ju nuk mund ta thoni, nëse jeni trajner i Manchester United, se nuk do të luftoni për të fituar ligën ose Ligën e Kampionëve”.
“Ju duhet mendërisht të thoni, ‘Shikoni, ndoshta nuk e kemi atë potencial’. Por ju nuk mund ta thoni me zë të lartë, ju duhet të përpiqeni”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/