Site icon Telegrafi

Ronaldo ka më shumë shanse se disa trajnerë të njohur për të zëvendësuar Solskjaerin

Cristiano Ronaldo është një nga të preferuarit e bastëshkruesve për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester United.

Norvegjezi mund të mos jetë në krye të klubit në ditët e ardhshme. Ai ishte tashmë nën presion para udhëtimit të Liverpoolit në Old Trafford të dielën në mbrëmje.

Ky presion u intensifikua vetëm kur United ra në një humbje poshtëruese 5-0 kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Veprimi i çuditshëm i Ronaldos – tifozët mendojnë se portugezi u tall me Solskjaerin

Solskjaer është ende në punë – tani për tani – por duket se është çështje se deri kur dhe jo nëse ai humbet punën e tij.

Kush janë pretendentët për të zëvendësuar Solskjaerin? A mund ta zëvendësojë Ronaldo, 48-vjeçarin?

Duket e pamundur që sulmuesi legjendar i United të bëhet trajneri i ardhshëm i United. Megjithatë, Paddy Power mendon se ai ka një shans të mirë për të zëvendësuar Solskjaerin.

Ata i kanë dhënë Ronaldos shanset 19/1 për t’u bërë trajneri i ardhshëm i United. Këto shanse e bëjnë atë favoritin e shtatë.

Paddy Power mendon se ai ka më shumë gjasa të bëhet strategu i ardhshëm i United sesa ata si Michael Carrick dhe Darren Fletcher, të cilët të dy tashmë janë anëtarë të stafit në United.

Do të ishte një rrezik i madh për United që të emëronte Ronaldon. Ai nuk ka absolutisht asnjë përvojë në menaxhim.

 

Por, ai do të kërkonte respektin e secilit lojtar. Ai sigurisht i ka kaluar të gjitha si lojtar dhe ka fituar gjithçka që ka për të fituar.

Përvoja e tij si lojtar mund të përkthehet në menaxhim. Tim Sherwood është një ekspert që ka mbështetur Ronaldon të bëhet trajner i United në të ardhmen.

Duke folur në talkSPORT muajin e kaluar, ish-lojtari i Ligës Premier deklaroi: “Ne e kemi parë atë ta bëjë këtë në skenën ndërkombëtare, së fundmi në Euro, duke lëshuar urdhra”.

“Ai djalë do të jetë trajner 100 për qind. Unë do të bëja bast që ai të jetë trajner i Manchester United pas 18 muajsh”.

“Sa herë që Ronaldo përfundon së luajturi, mendoj se ai do të bëhet trajner, do të jetë një zgjedhje automatike”.

“Ai mund të sjellë me vete një trajner me përvojë – dikë si Carlos Queiroz – pasi ai do të njohë shumë prej tyre, dhe unë mund ta shoh atë të jetë trajner në Man United në të ardhmen”,ka vazhduar më tej Sherwood.

Do të ishte një pamje për t’u befasuar nëse Ronaldo do të bëhej vërtet trajner-lojtar i United. /Telegrafi/

Exit mobile version