Site icon Telegrafi

Ronaldo ka kërkuar lirimin nga viti i fundit i kontratës me Man Utd – klubi në anën tjetër nuk pranon, lojtari ka stërvitur të mërkurën

Cristiano Ronaldo u kthye në Manchester United të martën me agjentin e tij Jorge Mendes dhe ka informuar klubin se dëshiron të heqë dorë nga kontrata e tij, duke u liruar për t’u bashkuar me një ekip që luan në Ligën e Kampionëve.

Man United janë kundërpërgjigjur se nuk kanë dëshirë ta shesin atë dhe ia kanë pohuar mbrëmë se nuk ka pasur ndryshim në qëndrimin e tyre.

Bisedimet nuk kanë arritur të ndryshojnë mendjen e 37-vjeçarit dhe dëshirën për t’u larguar, por ai do të vazhdojë punën në mënyrë profesionale.

Ronaldo u kthye në Carrington vetëm të martën pasi humbi të gjitha ndeshjet parasezonal të Man United në Tajlandë dhe Australi.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore dhe më pas u stërvit të mërkurën përpara se të shikonte shokët e tij të skuadrës në një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura kundër Wrexham.

Ndeshjet e radhës janë ajo kundër Atletico Madridit të shtunën në Oslo dhe Rayo Vallecano në Old Trafford të dielën. Por besohet se Ronaldo mund të luajë në atë të Rayo Vallecano.

Ai ka punuar shumë në palestër pasi nuk ishte në turneu për arsye familjare.  Si rezultat, Ronaldo ende nuk ka punuar me metodat e Erik Ten Hag.

Nënshkrimet e reja Lisandro Martinez dhe Christian Eriksen luajtën kundër Ërexham, me danezin që shënoi, ndërsa United e fitoi ndeshjen 4-1. /Telegrafi/

Exit mobile version