Telegrafi

Ronaldo ka filluar t’i paketojë gjërat nga vila në Mançester

Cristiano Ronaldo i ka thënë lamtumirë Manchester United – derisa aktualisht ka punësuar një kompani për t’i larguar të githa gjërat nga villa ku ka qëndruar.

Legjenda portugeze është aktualisht në Kampionatin Botëror në Katar, derisa pak ditë më parë shkëputi kontratën me Djajtë e Kuq me miratim të dyanshëm, pasi intervistës shpërthyese me Piers Morgan.

Cadillac Escalade e tij prej 200,000 euro dhe Bentley Flying Spur prej 350,000 euro u panë duke u ngarkuar në një mjet transportues.

The Sun dëshmoi se makinat u zhvendosën nga shtëpia e marrë me qira prej 5 milionë eurosh ku ai jetonte me partneren Georgina dhe familjen në Alderley Edge, Cheshire.

Një burim tha: “Cristiano absolutisht i do makinat e tij, kështu që është fokusuar në transportit e tyre”.

“Ai bëri të njëjtën gjë kur u largua nga Juventusi për në Mançester”.

“Georgina po organizon gjithçka tjetër dhe ka të ngjarë që Ronaldo të mos shkelë më në tokën e Mbretërisë së Bashkuar”, ka vazhduar ky burim i tabloidit britanik

Ish-asi i Real Madridit ka gjithashtu një koleksion të gjerë të fitnesit dhe ka filluar edhe largimin e tyre. /Telegrafi/