Cristiano Ronaldo ka pasur dy fjalë për Kroacinë pasi u mësua se Portugalia do të takohet me klubin ballkanas.
Kroatët mposhtën Spanjën në ndeshjen e fundit të grupit dhe shorti ka nxjerrë ata përballë Portugalisë.
Ronaldo thotë se ka respekt për Kroacinë, por se atij i intereson vetëm fitorja e ekipit të tij, shkruan Telegrafi.
“Jo shumë ekipe mund të mposhtin Spanjën, kështu që i respektojmë ata, edhe pse ne nuk do të jemi të zbrapsur dhe do të fitojmë”.
“Prioritet për neve ishte Hungaria, por ne nuk fituam. Ne kemi menduar se do të jemi në vendin e dytë, por Islanda shënoi ndaj Austrisë në sekondat shtesë, kështu që shorti është y që është dhe ne duam kualifikimin tutje”, deklaroi superylli portugez. /Telegrafi/